Shikojeni se si ironizon Lutfi Haziri me Vetëvendosjen (VIDEO)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e këtyre të fundit në zgjedhjet lokale në Prishtinë. Atëherë kur Prishtina ishte bastion i LDK-së.

Haziri i ftuar në emisionin “Pa maskë”, ka thënë se kur Vetëvendosje ka fol me PDK-në për fitoren në Prishtinë kanë deklaruar se kanë fituar sikur LDK.

Kjo sipas Hazirit, për të treguar se sa të dhimbshme ishin fitoret e LDK-së në të kaluarën për oponentët politikë.

Përgjigje e nënkryetarit të LDK-së mund ta gjeni në videon më poshtë:

Gjatë këtij emisioni nënkryetari i LDK-së dhe njëherit kryetari i Gjilanit ka folur edhe për zgjedhjet komunale. Për atë se në cilat komuna beson se do të fitojë partia e tij, e me cilat komuna do të duhet të punojë më fortë.

Mes tjerash Haziri, foli edhe për Gjykatën Speciale, Dialogun me Serbinë.

Ndiqeni intervistën e plotë: