Shqiptarët dhe hebrenjtë, dy popujt më të vjetër në histori

E vërteta është e kthjellët si dita me diell: dy popujt më të vjetër në histori janë shqiptarët dhe hebrenjtë, por a thua pse këta popuj mbetëm historikisht pa shtet me mileniume?

Kush ua e kishte vjedhur atdheun? Pse zëri i tyre aq gjatë ndihej vetëm nga zërat individualë dhe jo si tërësi? Histori e vjedhur, histori e mohuar.

Ishin të urryer njëlloj, të përbuzur dhe të veçuar si tërësi, por si individë shkëlqenin.

E përbashkëta e tyre është se si shqiptarët, ashtu edhe hebrenjtë u bënë shtet nga fuqitë e mëdha të kohës. Ndryshimi qëndron se shqiptarët e shpallën shtetin e tyre në vitin 1912 e Izraeli në vitin 1948.

Në vitin 1999 shqiptarët e fituan edhe shtetin e dytë, Kosova.

Edhe shqiptarët, edhe hebrenjtë, pas mijëra vjetësh i shpallën shtetet në tokat e tyre.

Dy popuj të vuajtur historikisht, kanë ndryshim të madh sa i përket zhvillimit dhe përparimit.

Hebrenjt kanë 180 fitues të çmimit të madh Nobel, kurse Willian Jones Sidis është vlerësuar me shkallën më të lartë të inteligjencës në botë, (IQ) 200-300 njësi.

Shqiptarët kanë dy nobelistë, por me të gjitha forcat e pengojnë nobelistin e tretë.