Si mund ta reduktoni sheqerin në gjak, ja këshillat e dietologes klinike Anila Kalleshi

Glicemia ështe vlera e glukozës në gjak dhe është një aspekt shumë i rëndësishëm i metabolizmit tonë, thotë dietologia klinike Anila Kalleshi.

Nivelet e glukozës në gjak rregullohen nga një mekanizëm shumë kompleks në të cilin merr pjesë insulina, substancë që promovon transportin e glukozës nga gjaku nëpër qeliza, thotë ajo.

Difekte në metabolizmin e insulinës kanë si pasojë rritjen e glicemisë që është një factor risku për diabetin, sëmundje kronike që mund të ketë pasoja të mëdha.

Zhvillimi i diabetit, veçanërisht atij të tipit 2, është në rritje në popullsinë perëndimore dhe shkaktohet si nga predispozicioni gjenetik ashtu edhe nga stili i jetesës sedentare dhe nga ushqyerja e gabuar.

Janë identifikuar shumë gjene, ndër të cilët PPARG2 dhe TCF7L2, që janë të lidhur me riskun për të zhvilluar diabet.

Megjithatë, ky risk varet nga ndërveprimi i këtyre gjeneve me ushqimin dhe aktivitetin fizik.

Duke ndjekur këshillat e dhëna ju mund të bëni zgjedhjet më të mira për të reduktuar këtë risk dhe të parandaloni kështu zhvillimin e kësaj patologjie.

Dietolgia klinike dr Anila Kalleshi rekomandon aktivitet fizik dhe një dietë të pasur me omega 3 dhe 6 për të reduktuar sheqerin e lartë në gjak.