Sot, 22 të shëruar, 29 të infektuar me Covid

Sot më 8 qershor janë testuar 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe kontaktet në terren dhe me Covid kanë rezultuar 29 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Prishtinës 4 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunst Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec.

Sot më 8 qershor janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 912. /mediafokus.info