Nuk pati ymer me pritë Amerikën k`tu….

Sabit Rrustemi

S’mrami herë jam pa me dajën Dullë, qaty ner stacion t’autobusve, ku u kanë “Treska”, përpara.

Ditë pazari, si sod. Thashë hajt, t’sillna qaty n;krye t’Parkit, kah duanxhitë, dej sa t’vinë autobusi qi shkojke per Shurdhan, se m’afrojke ma ngat Shpie… kur qe, daja Dullë po vjen, përpjetë. E kish kapercye Spomenikin (permendoren) hej si naltë, e po hec kadalë, se i vjen pak perpjetë, e ky bajagi do vjet… tevona edhe aj ranac n’shpinë, ban vaki ju ka ranue ma shumë se dit’ve tjera, se pazar… e po e pres.

M’pa i bekuemi e, ja nisi m’u gutë pak ma shumë.
I dhashë shej me dorë, qi kishe “mos u gut se qe t’u t’pritë jam”.
– O pasha t’Lumin, si me t’pa ty, si kejt nipat tanë, po m’doket !, ma priti pej larg.
Ja nisa e po keshi. Shka mej thanë:
-Qushtu ti tu na livdue naj then qafen e na bje n’konak !
– Jo, mos u tut per sonte hiç, jam te Islami. E, neser pramje, s’i dihet.
Ma la si me vegzë ket punë. Jo qi u bajsha marak, tybe asni kashore. Si fola si s’fola, aj kur e bajke njet, ardhke.
– Po qysh je daja Dullë ?
– Pasha t’Lumin, mirë boll, kurrë ma mirë s’jam kanë !
Ha, thashë me veti, shka paska ba vaki ? Me thanë qi ja kanë gjetë naj nuse k’tij t’shkreti, hiç s’ma murrë menja. Me thanë qi e kanë ba me penzi, tybe ….
– Hajli koftë daja Dullë, po shka paska ba vaki ?, ju ktheva dogri.
– Qy, qy, ti a nuk p’e di, a ?
– Vallahi m’habite tash.. s’po di shka me t’thanë.
– Po na murrë Amerika n’prehen, pasha dajën, Amerika … po ti s’tek je k’tu pari hiç.
Qat’herë m’ra ner men’ qi Brahim Rugova me nja tri – katerdhetë veta pat shkue n’Amerikë, po tybe e kisha qitë pej meç atë punë.

– Ani, mirë boll, daja Dullë, ju ktheva. A po ta merr menja qi po bahet mirë ?

– Pasha t’Lumin, a e priti a s’e priti, vej ai nalt e di, po mirë me u ba, ka…Ky Evlijaja i jonë kurgja n’mos pastë ba, qet punë e qiti n’krye edhe tash s’jam kah merzitna hiç…

Tybe n’kini rrenë, ja nisa n’za e po keshi pej betit. Ky bukë s’kish per darkë e nuk e merzitke, tash, Amerika ja paska hjekë kejt merzijat….

– Ti dajës, mu kthye, lej muhabetet masdarke kaniherë, e l’shoje televizorin , se duhesh me ditë qysh po na sillen puntë, e jo unë k’tu mej thy dhamtë me ty…

– Hajde more ja therrmi per te unë, e kapa per dore !
– Jo , jo … e kam ba njet te Islami, qetu ma ngat. Pushoj sante e t’nesrit, dita re, nafake re.

Edhe , u ngjitë perpjetë ….

Mas do dite vej kur e njeva temxhitin. A, m’u dhimtë n’shpirt.
Nuk pati ymer me pritë Amerikën, k’tu …