8 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Sot më 13 maj janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve në terren dhe 8 raste kanë rezultuar me coronavirus.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri). /Mediafokus.info/