Thaҫi: Kuvendi duhet ta mbrojë Pacollin nga grupi i Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kërcënimi i ushtruesit të detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveҫlës, ndaj deputetit të AKR’së, Behgjet Pacolli, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm, raporton Mediafokus.info.

“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit ka thënë, po ashtu, se kërcënimet nga grupi i Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

/Mediafokus.info/