Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi sot dalin në seancën e tretë para Speciales

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të paraqiten sërish para Gjykatës Speciale në Hagë.

Seanca e tretë në lidhje mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet sot nga ora 11:00.

Më 26 tetor 2020 ishte konfirmuar aktakuza nga gjykatësi i procedurës paraprake ndaj ish-presidentit Thaçi, ish-kryeparlamentarit Veseli, deputetit Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së Krasniqi.

Gjykata ka refuzuar deri tani kërkesën e mbrojtësve për lirim me kusht të ish-drejtuesve të UÇK-së.