Vajza e ‘pa fat’ i jep fallxhores rreth 12 mijë euro për t`ia ndryshuar fatin

Policia ka nisur hetimet pas procedimit penal ndaj një 56-vjeçareje me inicialet A.SH, e cila ka mashtruar një vajzë, duke i zhvatur një shumë të madhe parash, me premtimin se do të ndikonte në ndryshimin e fatit të saj për të mirë.

Sipas policisë, fallxhorja i ka premtuar dhe e ka bërë të besojë vajzën se do ndikonte në ndryshimin e fatit të saj përmes fallit.

Mësohet se për një hark kohor prej dy muajve, ajo ka marrë nga 35-vjeçarja e ‘pa fat’ 11 mijë e 700 euro.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2., në Tiranë proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. Sh., 56 vjeçe, sepse gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, nëpërmjet mashtrimit (në rolin e fallxhores), i ka përvetësuar shumën 11 mijë e 700 euro, shtetases Z. H., 35 vjeçe.