Vdes nga COVID-19 profesori universitar

Rifat Hoxha, profesor i Universitetit të Prizrenit ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit pas përballjes me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e profesorit Hoxha e ka dhënë familjari i tij, Valdet Hoxha.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më datë 26/03/2021 ka ndërruar jetë djali, bashkëshorti, babai, vëllai dhe familjari ynë i dashur Prof. Ass. Dr. RIFAT HOXHA.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit në Prizren në orën 15:30.

Për shkak të pandemisë nuk mbahet e pamja”.