Veliu: VV duhet të ofrojë zgjidhje

Lidhja Demokratike e Kosovës po thotë se është Lëvizja Vetëvendosje që duhet të gjejë një zgjidhje për të vendosur përfundimisht a do të merren vesh për koalicion.

Në një përgjigje të dhënë për Gazetën Express, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se partia e Albin Kurtit është në pozicion që të ofrojë zgjedhjen, i pyetur për kushtet që kanë vënë Lidhja Demokratike në takimet e fundit.

”Ata duhet me e gjetë zgjidhjen, janë në pozicion që duhet me ofru zgjidhje”, deklaron Veliu i pyetur se ku ka ngecur marrëveshja.