Vëllai i Arbër Zenelit po shkëlqen në fushën e gjelbër, në Suedi

Besfort Zeneli është vëllai i Arbër Zenelit, i cili po shkëlqen me fanellën e të rinjve të IF Elfsborg.

Në ndeshjen e fundit ai ka shënuar një gol në fitoren 3-0 në derbin perëndimor kundër IFK Goteborg në futbollin suedez, shkruan Indeksonline.

18-vjeçari që po ndjek hapat e vëllait të madh, është një talent mjaft premtues, transmeton albinfo.

Për të është raportuar se është vëzhguar nga skuadra të mëdha evropian, një ndër to edhe nga Ajaxi.