Vetura bie në lumë, një person vdes, tjetri shpëton

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Komoran, ku një veturë me targa vendore ka rënë në lumë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Zjarrfikësit derisa u konstatua se në veturë ishin dy persona, vozitësi dhe një pasagjer.

Sinjali merr vesh se vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa pasagjeri, u nxjerr nga lumi pa shenja jete. Vdekjen e tij e konstatoi edhe mjeku.