‘Vjeshta…’ vazhdon këtë të shtune me Polipet e vdekjes të Mirko Gashit

Manifestimi ‘Vjeshta letrare e Gjilanit’ vazhdon rrugëtimin e saj tutje me pozinë e Mirko Gashit.

Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Clubit ‘Beqir Musliu’, organizator i ‘Vjeshtës…’   ka thënë se fushata e përvitshme për librin dhe shkrimtarin në Kosovë vazhdon këtë të shtune, më 27 nëntor, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit, me poezinë e zgjedhur të Mirko Gashit, nën titullin ‘Polipet e vdekjes’.

Flasin studiues e kritikë të letrarë, si profesor dr. Anton Nikë Berisha, Prend Buzhala, Nexhat Rexha, Arsim Halili e të tjerë.