Haziri: VV ka përdorur ushtarët virtualë për t’i linҫuar njerëzit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka dalë kundër fjalorit të rëndë politikë që po përdoret sot në Kosovë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo parti, sipas Hazirit, duke përdorur ushtarët virtualë, ka linҫuar njerëz.

“Vetëvendosja ka përdorur ushtarët virtual për të linҫuar njerëzit. Kjo nuk është në rregull. Unë jam për gjuhë parlamentare e asjëherë për fjalor të rëndë për politik per kundërshtarët”, ka deklaruar Haziri për Klan Kosova, transmeton Mediafokus.info.

Këto komente Haziri i ka bërë kur është pyetur për deklaratën kundërshtuese të Agim Veliut ndaj kryeministrit Albin Kurtit lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, raporton Mediafokus.info.

‘Ligji ta mundëson me qenë kundër me deklaratë, madje edhe me votu kundër shumicës në kabinetin e kryeministrit. Ligji ta mundëson që me e mbrojtë kauzë tënde. Kjo është demokracia”, ka shtuar Haziri./Mediafokus.info/