Zbulohet rrjeti i pedofilëve në Gjermani

Anti-Krimi Gjerman ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të materialeve pornografie të fëmijëve në Darkent, të quajtur Boystown, “Qyteti i Djemve”.

Hetimet e kryera në bashkëpunim me organe të tjera kombëtare çuan në identifikimin e rrjetit që ekziston që nga qershori i 2019 dhe ka rreth 400 mijë ndjekës.

Platforma ishte e arritshme vetëm përmes Darknet, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë arrestimet erdhën si rezultat i hetimeve disa mujore ndërkombëtare, me një Task-Forcë të iniciuar nga Gjermania dhe e koordinuar nga Interpol me Holandën, Suedinë, Australinë , SHBA dhe Kanadanë.

Prokuroria e Frankfurt dhe Policia Federale Kriminale thanë se prej të dyshuarve, tre administratorët gjermanë dhe një përdorues gjerman u arrestuan, ndërkohë nga mesi i prillit disa ndërtesa u bastisë.

Ky rrjet është konsideruar nga autoritetet si një nga “platformat më të mëdha të pornografisë së fëmijëve në botë”.

Nëpërmjet platformës Darknet shkëmbeheshin imazhe të fëmijëve dhe foshnjave nga e gjithë botë.

Gjithashtu Prokurorët kanë deklaruar se janë gjetur imazhe që kanë identifikojnë abuzime seksuale të fëmijëve të vegjël, midis.

Sakaq tre të dyshuarit kryesor janë një 40-vjeçar nga Paderborn, një 49-vjeçar nga Monako dhe një 58-vjeçar nga veriu i vendit i cili për disa vite kishte jetuar në Paraguai.

Ndërkohë një i dyshuar i katërt , mendohet se është një 64-vjeçar nga Hamburgu , i cili akuzohet si një nga përdoruesit më aktivë. Gjermania ka kërkuar ekstradimin e të arrestuarve në Paraguai, transmeton abcnews.al.