Zhduket një 51-vjeçare nga Kosova në Zvicër

Në Emmen, Kanton i Lucernit, familjarët njoftojnë se Alije Veselit është zhdukur, që nga e hëna në mëngjes, shkruan luzernerzeitung.ch dhe njoftojnë përmes mediave sociale familjarët e saj.

51-vjeçarja është larguar nga vendbanimi i saj midis orës 6.10 dhe 9.45 të mëngjesit. Vendndodhja e saj nuk dihet që nga ajo kohë, transmeton albinfo.ch.

Alije Veseli është e gjatë rreth 170 centimetra dhe me shtat të mesëm. Ajo ka flokë ngjyrë kafe, deri në shpatulla dhe sy ngjyrë kafe. Veshja e saj nuk dihet.

Të gjithë ata që mund të japin informacione rreth vendndodhjes së saj duhet të kontaktojnë policinë e Lucernit në 041 248 81 17.