Zyrtare: Ky është kandidati i LDK’së për kryetar të Kamenicës

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kamenicë, ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Komunës, raporton Mediafokus.info.

Sipas njoftimit të LDK’së në Kamenicë, Dega atje ka vendosur që kandidat i kësaj partie të jetë Jeton Biqkaj.

“Dega e LDK-së në Kamenicë,në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet  e 17 tetorit të jetë Z.Jeton Biqkaj”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK’së në Kamenicë.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor./Mediafokus.info/