Zyrtarët e Gjykatës Speciale sërish në zyrat e OVL e UÇK’së

Zyrtarë të Gjykatës Speciale sërish i kanë shkuar në zyrë Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, shkruan Mediafokus.info.

Shkaku për këtë ka qenë sërish për dosjet e Speciales, të cilat edhe sot u tha se i kanë ardhur kësaj organizate nga persona të paidentifikuar.

Këtë e ka konfirmuar përmes një konference me gazetarë, kryetari i OVL të UÇK’së, i cili ka thënë se “Rrufeja 3”, i ka sjellë disa dosje shumë shpejt dhe ka ikur.

Gucati tha se në këto dosje ka emra të ndryshëm, mirëpo siç tha ai nuk janë të autorizuar t’i përmendin./Mediafokus.info/