​Joe Biden ”çmendet” për pasta

Pas katër vitesh hamburgerësh, biftekësh dhe ushqim “fast food”, karbohidratet dhe makaronat kthehen përsëri në kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë.

Një nga pjatat italiane ekselencë në SHBA pritet të përcillet nga Joe Biden, president i sapozgjedhur, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për shpagetin, veçanërisht “i çmendur” për ato me salcë domateje.

“Makaronave me salcë domateje ai nuk reziston”, tha ish-presidenti i SHBA, Barack Obama në një bisedë me Kamala Harris, në atë kohë kandidat demokrat për zëvendëspresidente gjatë fushatës elektorale.

Pasioni i Biden për makarona është i pashembullt midis presidentëve të SHBA, ndërsa Trump kënaqej me një ushqim të shpejtë, Obama me një “nachos”, George W. Bush me pica, ndërsa Bill Clinton me një “cheeseburger”.

Kujt ia faturon Joe Biden “italianizmin” e tij?

Sigurisht gruas se tij, Jill, një italo-amerikane. Zonja e Parë e ardhshme, e para italo-amerikane në histori, ka rrënjë siciliane, për të qenë të saktë, në Gesso, një fshat i vogël në kodrat e Mesinës, transmeton Telegrafi.

Siç kanë shkruar disa media amerikane, zonja Biden zakonisht gatuan gatime tradicionale italiane, si ato me të cilat ishte mësuar si fëmijë gjatë drekave familjare.