1.2 milion dollarë në gjetjen e vrasësit të 22-vjeçares
Nga dronët e deri te qentë janë duke u përdorur për kapjen e personit të akuzuar për vrasjen e 22-vjeçares.
Ngjarja tragjike ka nxitur pakënaqësitë e amerikanëve ndaj autoriteteve sa i përket trajtimit të dhunës ndaj grave.
Prej datës 11 shtator, kur u shpall e humbur, historia tragjike e Gabyy Petito nga New York ka dominuar titujt e medizve anë e mbanë botës.
Një javë më parë 22-vjeçarja u gjet pa jetë, me trupin e ndarë në disa pjesë, në afërsi të Grand Teton National Park.
Mjekët kanë dalë në përfundimin se ajo është vrarë nga dikush ndërsa mënyrën se si vdiq pritet ta zbulojë autopsia.
Brian Laundrie, i fejuari i Gabby është i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçares.
Të dy të rinjtë kishin ndërmarrë një udhëtim këtë verë për të eksploruar parqet në perëndim të vendit.
Gabby Petito e cila mbante kontakte të shpeshta me të afërmit e saj ditët e fundit të gushtit nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve të tyre.
Ndaj kur i fejuari i saj u kthye në shtëpi pa të në fillim të muajit shtator, familjarët e 22-vjeçares kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e Gabbyit.
Kur u pyet fillimisht për fatin e të fejuarës së tij, ai hezitoi të përgjigjej dhe në të njëjtën mënyrë vepruan edhe familjarët e tij.
Por në javën e parë të shtatorit ai është rikthyer në zonën ku u gjet e vrarë e reja. Kanë qenë turistët që kanë konstatuar pjesë të trupit të vajzës dhe menjëherë pas kësaj 23-vjeçari është shpallur në kërkim.
Pak javë para zhdukjes, çifti u ndalua nga policia pas denoncimeve nga turistët se i kishin parë ata të konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.
Historia e 22-vjeçares ka prekur njerëz në mbarë botën, teksa ka rikthyer vëmendjen te fenomeni i vrasjes së vajzave si dhe te problemi i njerëzve të humbur, shumë prej të cilëve ende nuk janë gjetur nga familjarët e tyre.

