1.227 gjoba ndaj kundërvajtësve në trafik brenda një jave
Policia në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 03.11.2023-09.11.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.227 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe 19 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 12 aksidenteve me të lënduar si dhe janë shqiptuar 9 masa të ndalim drejtimit të mjeteve.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë patrullimit me veturën me pajisje inteligjente ka shqiptuar 152 gjoba, 59 prej tyre për skadim të afatit të regjistrimit të mjetit, kundërvajtje këto të identifikuara nga pajisjet inteligjente.
Po ashtu janë identifikuar dhe shqiptuar gjoba edhe për kundërvajtësit të cilët kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, mos përdorim i dritave në automjet, tejkalim i shpejtësisë së lëvizjes etj.
Janë shqiptuar 91 gjoba ndaj ngasësve të kamionëve dhe autobusëve në kudër të planit operacionel ‘’Road Poll’’, thuhet në njoftim.
