1.398 gjoba dhe 10 konfiskime të patentë shoferëve brenda një jave

Policia në Gjilan, njësia rajonale e komunikacionit rrugor dhe stacionet policore të drejtorisë rajonale të Policisë, gjatë periudhës 13.10.2023-19.10.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1398 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e 20 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 20 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar si dhe janë shqiptuar 10 masa  të ndalim drejtimit të mjeteve, thuhet në njoftim.