1 gotë ujë para gjumit shmang goditjen apo atakun në zemër
Dr. Anila Kalleshi-dietologe klinike
Sa herë keni dëgjuar njerëz të thonë se nuk duan që të konsumojnë lëngje para se të shkojnë në shtrat, sepse konsumimi i tyre do t’u shkaktoje probleme gjatë natës? A e dini pse shumë njerëz zgjohen për të urinuar gjatë natës?
Forca e gravitetit lejon që uji të depozitohet në pjesën e poshtme të trupit tuaj.
Kur qëndroni në këmbë, ato bymehen, ndërsa kur jeni shtrirë, këtë nivel e ruajnë veshkat, pasi ato janë organi i cili bën të mundur shkarkimin e lëngjeve.
Pirja e ujit në një kohë të caktuar maksimizon efektivitetin e saj në trup.
2 gota ujë pas zgjimit ndihmojnë për të aktivizuar organet e brendshme si dhe për një detoksikim të organizmit.
1 gotë ujë 30 minuta përpara një vakti ndihmon tretjen, 1 gotë ujë para një dushi ndihmon në presionin e ulët të gjakut.
1 gotë ujë para se të shkosh në shtrat shmang goditjen apo atakun në zemër.
1 gotë ujë në krevat do t’iu ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve dhe ngerceve te këmbëve. Kur ju keni ngërce, muskujt tuaj të këmbëve kanë nevojë për hidratim.
Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin gjatë ditës, në përgjithësi në mes 6 paradite dhe në mesditë.
Duke pasur një të tillë gjatë natës, kur zemra duhet të jetë më i qetë, do të thotë se diçka e pazakontë ka ndodhur. Për këtë, në fakt për dekada të tëra është fajësuar apnea.
Nëse ju merrni një aspirinë apo ½ aspirinë një herë në ditë, ju keshilloj ta konsumoni atë gjatë natës.
Arsyeja: Aspirina vepron vetëm brenda 24-orëshit, prandaj në qoftë se shumica e sulmeve në zemër ndodh në orët e para të mëngjesit, veprimi më i fuqishëm i aspirinës është në gjysmën e dytë të jetës së saj si rrjedhojë veprimi i saj në mëngjes është më i fuqishëm.
Nëse ju keni kohë të gjatë që konsumoni aspirinë, në trupin tuaj ajo do të ketë efektin e uthulles pas ca kohësh. Shoqeritë farmaceutike janë duke prodhuar aspirinën kristal për ta shpërndarë menjëherë në gjuhë duke patur nje funksion më të shpejtë se aspirinat e zakonshme.

