10 euro plaçkë për kosovarët në kufirin e Serbisë

Pothuajse çdo kosovar e di që duhet bërë gati 10 euro kur të afrohet te kufiri Serbi-Kosovë për të shmangur pritjet disa orëshe, shkruan DW. Kjo bën që miliona euro në vit të shkojnë në xhepat e policëve të korruptuar.

Megjithatë, kosovarët që kanë folur për DW besojnë se një gjë e tillë s’është e motivuar politikisht.

“Ata na i marrin nga 10 euro, unë provova t’ia japë pesë (një polici kufitar), por ai më tha ‘nuk mjaftojnë’, kështu i ka thënë DW një person nga zona e Prishtinës.

“Nuk është shumë, por s’është gjë e mirë. Sa mendon që fitojnë ata duke marrë në këtë mënyrë”, shton ai tutje.

Disa herë policët që kontrollojnë dokumentacionet kërkojnë para, dhe disa herë njerëzit vendosin paratë në pasaportën e tyre.

Dikush në ‘twitter’ ka shkruar se ata që refuzojnë të paguajnë nga 10 euro mund të përballen me disa orë pritje.

Radha në kufirin serb, përpara hyrjes në Republikën e Kosovës, ndahet në dy rreshta, në ata që kanë paguar dhe ata që s’kanë paguar.

Nga Ministria e Brendshme e Serbisë kanë injoruar pyetjet e DW rreth kësaj praktike dhe s’kanë dhënë asnjë përgjigje në pyetjen se sa policë janë ndjekur penalisht për marrje ryshfeti.