10 të vdekur e 20 të lënduar në një aksident rrugor në SHBA

Dhjetë persona vdiqën dhe 20 të tjerë u lënduan në një aksident të rëndë në Teksas të ShBA-së. Besohet se një pjesë e pasagjerëve ishin imigrantë pa dokumente.

Në kombibus ndodheshin 30 persona, kur vozitësi u mundua të kthehej djathtas, doli nga rruga dhe goditi një shtyllë të metaltë”, tha zëdhënësi i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Nathan Brandley.

Së paku disa prej personave që gjendeshin në kombibusin e aksidentuar besohet se ishin imigrantë pa dokumente, tha Brandley. Rruga ku ndodhi aksidenti u bllokua për qarkullim deri në mbrëmje, shkruan CNN. (foto arkiv)