10 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri
Dhjetë persona në Shqipëri e kanë humbur betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që rastet pozitive po rriten dita-ditës.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 609 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 642 janë shëruar.

