10-vjeçarja i del në krah nënës, e vret gruan që po fjalosej me të

Një vajzë 10-vjeçare është arrestuar, pasi autoritetet thanë se ajo qëlloi për vdekje një grua që po konfrontohej me nënën e saj.

Fëmija u vendos në kujdestarinë e Departamentit të Fëmijëve në Florida. Nëna e fëmijës është gjithashtu në paraburgim.

Dëshmitarët i thanë policisë se të shtënat ndodhën natën e 30 majit, kur nëna e fëmijës dhe viktima, Lashun Denise Rodgers, 41 vjeçe, filluan të debatonin jashtë një kompleksi apartamentesh. Vajza ishte me nënën e saj në momentin e debatit.

Nëna dyshohet se nisi një përleshje fizike duke goditur me grusht Rodgers, e cila u hakmor duke e goditur me grusht në shpinë, thuhet në raportin e arrestimit, duke cituar të dashurin e Rodgers, i cili ishte dëshmitar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

I dashuri u tha autoriteteve se u përpoq të ndalonte konfrontimin. Më pas ai tha se e pa vajzën duke mbajtur një armë zjarri, para se të qëllonte me dy plumba drejt Rodgers. Vajza më pas dyshohet se bërtiti duke thënë “ajo nuk duhej të kishte goditur mamanë time”.

Rodgers u dërgua në Qendrën Mjekësore Rajonale të Orlandos ku më vonë vdiq.