10-vjeçarja sulmohet nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së, flet babai i saj
Një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qentë endacak mbrëmë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Për gazetën online Reporteri.net ajo ka thënë se derisa po mjekohej në spital kishte dalë në oborrin e QKUK-së dhe ishte sulmuar nga një qen.
Vajza ka marrë lëndime fizike por edhe thotë se është traumatizuar nga ngjarja.
“Dola se kesh mërzitë në spital. Dola mi pa do bazena po isha kanë gabim tu ec. E pashë qenin e thashë s’ka rrugë kenj. Kur jam kthy me hi brenda qeni më ka ndjek dhe më ka kafshu. Jam rrëzu. Kur më kapi qeni veç jam shtri për toke.”, tregon vajza.
Ajo thotë se askush nuk ishte aty për ta ndihmuar.
“Shkova i thashë mamit që jam rrëzu dhe më ka kafshu qeni.”, tregon vogëlushja.
Prindi i vajzës, Avni Gashi thotë se Komuna e Policia nuk janë marrë me të, kur e ka raportuar rastin.

