100-vjeçari Ahmet Salihu e humb betejën me COVID-19
100-vjeçari Ahmet Salihu, i cili gjatë jetës përballoi shumë sfida e vështirësi, e ka humbur sot betejën me virusin COVID-19.
“Miq, shokë e familjarë, sot na la përgjithmonë gjyshi Ahmet Salihu, i cili e humbi betejen me Covid në moshën 100 vjeçare. Krenarë që të patëm baba
Met, inshalla zoti të shpërblen me xhenet”, ka shkruar nipi Ramadan Kosumi.
Ndërkaq, Rexhep Abazi ka shkruar: Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare daja Ahmet Salihu (1921-2020)
Sot, me 4 dhjetor 2020, në moshėn 99 vjeçare u nda nga kjo jetë daja Ahmet Salihu nga Medvegja. Daja Ahmet ishte i lindur në fshatin Tupallë në vitin 1921 në familjen e madhe Salihu.
Kishte kryer shkollën fillore katërklasëshe në Gjylekar, në gjuhën serbe. Kushte për shkollim të mëtutjeshëm nuk kishte, andaj merrej me punët e rëndomta të fshatit.
Lufta e Dytë Botërore e gjenë në moshën e rinisë. Në bashkëpunim me heroin e popullit të kësaj ane, Zenel Hajdinin u inkuadrua në LNÇ. Pas çlirimit punësohet në komunë, në sektorin e pylltarisë, deri në pensionim.
Krahas punës, kreu edhe shkollën e plotë tetëvjeçare dhe shkollën e mesme të pylltarisë. Ishte i zgjedhur si këshilltar i Kuvendit komunal të Medvegjës në disa mandate. Ishte anëtar i Gjykatës komunale në Lebanë, në cilësinë e porotës, po kështu në disa mandate.
Daja Ahmet kurrë nuk e lëshoi vendlindjen dhe Medvegjën, madje as në vitet 1999/2000 nuk luajti nga shtëpia. Ishte njeri përparimtar, i ndershëm, bëmirës e atdhetar. Shtëpia e tij gjithmonë kishte derën e hapur për miqtë e dashamirët, por edhe për shumë nevojtarë.
Me bashkëshorten Hamiden nga Kapiti i rritën e i shkolluan katër vajza e dy djem. Ishte njeri i respektuar i komunës së Medvegjës.

