‘1000 vjet nuk ka me pasë ma Adem Jashar’

Hoxha Fatmir Latifaj nga Mitrovica, i cili u operua këto ditë në Turqi, ka treguar një histori me mjekun turk.

Mjeku turk ishte shprehur me fjalë të mëdha për heroin tonë Adem Jashari, kur hoxha Latifaj i kishte treguar atij se kishte qenë ushtar i komandantit legjendar.

“1000 vjet para dhe as 1000 vjet më pas, Adem Jashar nuk ka me lind ma”, kishte thënë mjeku turk, i cili operoi zemrën e imamit kosovar.