101-vjeçari merr diplomën e shkollës së mesme 80 vjet më vonë

Një 101-vjeçar, ka marrë diplomën e shkollës së mesme 80 vjet pasi e përfundoi këtë nivel. Kjo pasi që ai duhej të linte shkollën e mesme në Virginia Perëndimore në vitin 1930.

Shkollat ​​e Qarkut Jefferson në Virginia Perëndimore njoftuan se Merrill Pittman Cooper ka ndjekur Kolegjin Storer, të cilit e la kur nëna e tij u zhvendosën në Filadelfia për arsye financiare.

101-vjeçari shprehu keqardhje që nuk u diplomua në vitin 2018 në ish-kampusin e Kolegjit Storer. Por që atë kohë ai ua kishte lënë një porosi familjarëve, të kontaktojnë shkollat ​​e Qarkut Jefferson, transmeton sinjali

Këto përpjekje nuk shkuan huq, pasi atij iu dha një diplomë nderi nga Jefferson County Schools në një ceremoni diplomimi ku mori pjesë familja e tij.