102 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 14.07.2023-20.07.2023 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’ ka shqiptuar 1067 gjoba për kundërvajtësit.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e një aksidenti të komunikacionit me fatalitet, 21 aksidenteve me dëme materiale, 22 aksidenteve me të lënduar si dhe janë shqiptuar 21 masa të ndalim drejtimit të mjeteve.

Njëherësh janë shqiptuar gjoba konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor, ndaj 102 vozitësve – përdorues të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, thuhet në njoftim.