104 km/orë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Miresh, rruga Gjilan-Kamenicë.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 104 km/h.

Ndaj këtij kundërvajtësi zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe e kanë konfiskuar patentë shoferin. (foto ilustrim)