Jo çdo gjallesë bënë të hahet!
Shkruan: Fitim Guda
Popujt e ndryshëm i takojnë kulturave dhe religjioneve të ndryshme, e si rezultat, edhe i kanë ushqimet e tyre të ndryshme por edhe mënyrat e caktuara të të ushqyerit.
Teza e sociologëve të ushqimit që anon kah ajo se diversiteti në ushqyeshmëri është diversitet kulturor, po del të jetë jo shumë e qëlluar!
Të ushqehesh në mënyrë të caktuar, në përputhje me specifikat kulturore dhe fetare, mund të pranohet deri aty e atëherë kur nuk i rrezikojmë të tjerët!
Në kohën e globalizmit dhe të qarkullimit të shpejtë të njerëzve dhe të mallit, një mënyrë e tillë e të ushqyerit, po sjellë pasoja të papara për gjithe globin!
Rasti i fundit me Wuhanin në Kinë ku duke u ushqyer me lakuriqë të natës e me zvarranikë, doli të jetë fatale për njerëzimin, natyrisht duke u krijuar një virus deri tani i pa njohur për shkencen e mjeksisë!
Kina më në fund ndaloi përdorimin e disa kafshëve të egra për ushqim!
Shpresojmë të mos jetë reagim tepër i vonuar!
(Autori është asamblist i Kuvendit Komunal të Gjilanit)

