108 raste me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 108 raste pozitive me Covid, ndërsa të vdekur nuk ka pasur. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.

Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.

Në total numri i rasteve aktive është 637.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në kuadër të rasteve të raportuara sot, janë përfshirë edhe mostrat e akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot, thuhet në sqarimin shtesë.