11 raste të reja me COVID
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovës nuk është shënuar asnjë vdekje me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.
Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.498 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.
Në total numri i rasteve aktive është 400.

