11 të vdekur dhe 65 të shtruar në spital brenda 24 orëve

Patrick Mathys, kreu i menaxhimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të krizave në Zyrën e Shëndetit Publik, dha shifrat më të fundit mbi evolucionin e pandemisë në Zvicër, sot në një konferecë për shtyp.

E marta e sotm numëron 1992 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, bazuar në shifrat nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (OFSP). Kanë vdekur 11 persona dhe 65 pacientë janë shtruar në spital.

Pacientët me Covid-19 zënë 32.4% të vendeve të disponueshme në kujdesin intensiv nga gjithsej 76.3% e shtretërve tashmë të zënë në spitalet zvicerane.