11-vjeçarja në Shtime rrëzohet nga ballkoni dhe vdes
Një 11-vjeçare në Shtime është rrëzuar nga ballkoni dhe ka vdekur. Rasti po hetohet nga policia.
Rr. Shaqir Tershani, Shtime 30.09.2022 – 14:35. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshës 11 vjeçare ishte rrëzuar dhe ra në tokë nga ballkoni i banesës së katit të katërt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

