119 km/h në vendbanim, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit

Policia në Gjilan, gjatë matjes me radar laserik ka identifikuar një automjet duke lëvizur me 119 km/h në vendbanim, ku sipas shenjës së trafikut, shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h.

Me këto veprim ai  ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor, ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej një viti, thuhet në njoftim.