12 raste të reja me Covid-19, asnjë rast i vdekjes

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

– Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

– Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

– Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

– Në total numri i rasteve aktive është 238.