12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara në aksionin e sotëm
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.
Aksioni i bastisjeve ka filluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe ka vazhduar edhe në komunat e Istogut, Lipjanit e Gjilanit dhe në Batllavë.
Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.
“Në aksionin e sotëm të bastisjeve janë arrestuar 12 persona në disa lokacione dhe janë skuestruar 400 mijë euro”, deklaroi Lumezi në konferencë për media.

