12 të vdekur me COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 vdekje me Covid në Kosovë, derisa 410 mostra kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës.
Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
Në total numri i rasteve aktive është 14.501.

