120 zyrtarë, mes tyre mbi 30 policë nuk kanë deklaruar pasurinë
“Në qoftë se edhe tash i kemi 120 subjekte deklaruese që nuk e kanë kryer obligimin, i kemi 31 apo 32 policë që nuk e kanë kryer këtë obligim”, tha drejtori i APK, Yll Buleshkaj.
“Fillimisht ka pasur shumë mëdyshje se pse duhet, sidomos mjekët, ta kryejnë këtë obligim, ka pasur peticione që janë nisur nga këta te komisionet që merren me të drejtat e njeriut, duke përfshirë Avokatin e Popullit por edhe komisionin parlamentar por si fund kemi pasur një numër mjaft të mirë të përgjigjes nga të gjithë këta 2400 kanë qenë vetëm 8 nga ta të cilët nuk e kanë kryer obligim, dy profesorë e gjashtë mjekë.”
Për mos deklarim të pasurisë, zyrtarëve shtetërorë përveç gjobave deri në 500 përballen edhe me kallëzime penale dhe mund të dënohem me burgim deri në tri vite.
Ndërsa në rast të deklarimit të rremë të pasurisë zyrtarëve iu përgatitet kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe me burgim deri në pesë vite.
Sikurse çdo vit, Agjencia do të verifikojë edhe pasurinë e një numri të caktuar të zyrtarëve shtetërorë.
“Për dallimet në pasuri në qoftë se të hyrat e tyre nuk e mbulojnë të dalat, domethënë pasuria shtohet më shumë se çjanë të hyrat dhe në qoftë se këto mospërputhje janë më shumë se 3 mijë euro ne i dorëzojmë në formë të kallëzimit penal në prokurori e pastaj prokuroria duhet të zhvillojë hetime”.
Në bazë të ligjit, për pozitat e larta shtetërore është e detyrueshme që të bëhet verifikimi i pasurisë së paku një herë në tri vite.

