121 km/h në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 60 km/h duke vozitur me shpejtësi 121 km/h.

Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.