123 km/h në vendbanim, i merret patentë shoferi

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, zyrtar policor nga stacioni policor në Viti në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Viti – Kllokot.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësi 123 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative, thuhet në njoftim.