Policia jep detaje për rastin e hedhjes së sprejit në një restorant të Gjilanit

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hedhur sprey në një restorant të Gjilanit, ku nëntë persona kërkuan ndihmën mjekësore.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Gjilan 05.01.2023 – 00:52. Trajtim mjekësorë kanë kërkuar nëntë viktimat meshkuj kosovarë pasi që në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndjehet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hedhur sprey në lokal.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.