126 km/h në vendbanim, gjobitet dhe i merret i patentë shoferi
Policia në Gjilan, gjatë matjes me radar laserik ka identifikuar një kundërvajtës duke lëvizur me 126 km/h në zonën (vendbanim) ku sipas shenjës, shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h.
Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë 300 euro si dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muajve, thuhet në njoftim.
