13 kandidatë shqiptarë në zgjedhjet lokale në Gjenevë

Më 2 prill në Gjenevë mbahen zgjedhjet kantonale për këshillin e madh. Në garë janë 690 kandidatë. Në këto zgjedhje do marrin pjesë edhe diaspora shqiptare.

Të shtunën në mbrëmje është mbajtur organizimi i shoqërisë civile të komunitetit shqiptar për informimin për kandidatët shqiptarë, shkruan gazeta Lecanton27.ch.

“Të nderuar miq, bashkatdhetarë, më 2 Prill në Kantonin e Gjenevës mbahen zgjedhjet kantonale për deputetë në këshillin e madh të Gjenevës (Grand Conseill). Në këto zgjedhje konkurojnë 13 kandidat me origjinë shqipëtare. Ftojmë të gjith ata që kan të drejtë vote në këto zgjedhje që të perkrahin kandidatët shqipëtarë, pa dallim partie”, ka thëne Agim Sherifi.

Kandidatët që garojnë janë Xhevrie Osmani, Fitore Duraku, Leonard Ferati, Arber Jahija, Skender Salihi, Hassan Bytyqi, Ardonat Lokaj, Edon Duraku, Sami Gashi, Ismet Kurteshi, Artur Bushi, Bashkim Januzi dhe Denis Aziri, shkruan gazeta Lecanton27.ch.

Në kantonin e Gjenevës jetojnë rreth 30 mijë shqiptaë kryesisht nga Kosova. Të drejtë vote kanë rreth 16,700 prej tyre, përcjellë albinfo.ch.