13 persona në Prizren arrestohen për ‘organizim të skemave piramidale’
Në Prizren, policia ka arrestuar 13 persona, nën dyshimin për ‘organizim të skemave piramidale’ dhe që të gjithë janë ndaluar në mbajtje.
Prizren 22.10.2020-19:00. Pas pranimit të informatës se në një lokal zhvilloheshin lojëra fati është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër verbal që të realizohet urdhër kontroll në lokal, me ç’rast janë arrestuar 13 të dyshuar. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 4 shtëpiza kompjuteri, 1 llaptop, 1 printer i tiketave të basteve, 1 printer i tiketave të basteve si dhe disa tiketa (kuponë) të basteve që kanë luajtur të dyshuarit. Në vendngjarje ka ndalur edhe inspektorët komunalë, ku kanë bërë një procesverbal dhe kanë mbyllur lokalin. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,thuhet në raportin e policisë.

